TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2023, 10:15

Po shpërndanin ushqime në këmbim të votës, dalin emrat kush janë tre punonjësit e arrestuar të Bashkisë Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Po shpërndanin ushqime në këmbim të votës, dalin emrat

Tre punonjës të bashkisë Shkodër janë arrestuar, pasi një ditë më parë u kapën duke transportuar ushqime në këmbim të votës.

Ndalimi i tyre u bë një ditë më parë, teksa në një furgon kishin 50 pako me ushqime që po i shpërndanin në familjet shkodrane.

Në pranga kanë rënë Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore.

Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore.

Ndërkohë është shpallur në kërkim porositësi i pakove ushqimore, Arvid Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 50 qeset me ushqime, si dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato.

shpërndanin ushqime në këmbim të votës

Lini një Përgjigje