
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Ditën e shtunë moti pritet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore me intensitet të ulët ndërsa, në veriperëndim dhe jugperëndim me intensitet deri mesatar.
Temperaturat minimale do të luhaten 6-14 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 15 -18°C në veri, 20 -25°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4- 5 ballë në det të hapur.

Lini një Përgjigje