
U rikthyem miq dhe ndjekës të nderuar dhe shpresojmë që pas kësaj fushate të çmendur çdo shqiptar të jetë çliruar nga ky ankth e të shkojë i qetë të votojë për kë dëshiron. Politikanët tanë të dashur na ofrojnë gënjeshtra nga më të parealizueshmet e më të çuditshmet, ku fjalori është më i larmishëm se në notat muzikore, me sharje e fyerje dhe me fjalë që nuk i kuptojmë si ua nxë goja. Me harxhime parash lumë ku të gjitha këto populli i paguan si nga paratë e deklaruara nga buxheti i shtetit, nga paratë që na janë vjedhur çdo ditë e që në fushatë i lëshojnë pa dhimbje, deri tek sponsorët e fushatave që ndahen në kategori sipas nivelit të përfitimeve që kanë nga pushtetarët dhe sot i bëjnë qokën e madhe.
Po mashtruesi ynë çfarë vendi ka zënë në këtë fushatë? A e di ndokush sa para ka hedhur administratori me emra artistik të legjendave kombëtare dhe me cilën nga partitë shpenzoi më shumë? Ne e kemi ndjekur dhe këtu ka qenë shumë i rezervuar në dukje por para ka hedhur dhe pse i takonte të mbështeste partinë shtet dhe kandidatët e saj pasi ata po e lejojnë të bëjë çfarë të dojë kundra ligjeve dhe regullave. Mashtruesi me emra artistik këtë fushatë ishte mbështetës dhe i së djathtës dhe një ndër kandidatët që mbështeti fuqishëm ishte edhe kryetari aktual i bashkisë Shkodër që rikandidon për koalicionin "Bashkë Fitojmë". Çudia më e madhe ishte dalja hapur në krah të së djathtës në Shkodër kur e majta pretendonte se e kishte sponsor të fortë. Ja që ia paska dredhur pasi "marifetçinjtë" janë si ata "bishtpërdredhurit" që nuk munden të rrinë vetëm me një dhe me të drejtë ka menduar nëse nuk fiton njëri do të fitojë tjetri. Po si ta pranojë kandidati i së majtës këtë? Shumë e çuditshme mos ti ketë rënë në sy, apo thjesht ka marrë vesh që në shtabet e tij elektorale ka ortakë në fitime të kësaj kompanie mashtruese. Po "lartmadhëria" a thua ta ketë marrë vesh që mashtruesit që i hapet rruga nga institucionet ka sponsorizuar fushatën e kundështarëve të tij dhe pikërisht në Shkodër, aty ku e ka dhe pikën e dobët? Sa keq që edhe pushtetarëve ua hedhin por shpresojmë ta marrin vesh tani.



Tani në momentet parazgjedhore ku nuk lejohet të bëhet fushatë e që njerëzit shpresojmë të jenë më të lirë në jetën e tyre, pa bombardimet parazgjedhore e pa fjalimet denigruese me libër shtëpie, të shkojnë të qetë e të votojnë të lirë. Ata kanë bindjen e tyre për kandidatin më të mirë e që nesër mendojnë se do ti shërbejë për të përmirësuar jetesën e secilit dhe shpresojmë të fitojë më i miri në të mirën tonë dhe të Shqipërisë. Po mashtruesit tanë, a thua e përmbushën projekt detyrën që i kishin dhënë vetes apo vazhdojnë me ndonjë angazhim për të kthyer paratë e harxhuara në fushatë? A thua po i hapet trau i doganave më lehtë dhe pa ndalesa për ti kthyer menjëherë shpenzimet e bëra për fushatën? Apo na sjellin produktin 8S2 (me fjalë se figura nuk ka ndryshuar) me kosto dhe më të ulët ku edhe ujë të jetë do kushtonte më shtrenjtë? Në shitje dihet se e kanë sanksionuar që shesin shtrenjtë, e para që të na mashtrojnë që është produkt cilësor dhe e dyta duhet fituar pasi ka shpenzime pafund që nga dogana ku duhet të ngrihet trau, e deri tek vajtja te goja e konsumatorit ku ka një mal me qoka për të bërë rrugës. Duhen oligarkët, duhen ish deputet, duhen të gjitha institucionet, duhen mediat, duhet jeta e luksit e kumari. Nga vinë të gjitha këto përveçse poshtërsive dhe mashtrimit ku më e keqja është ajo që po na bëjnë ne popullit? Në artikujt në vijim do u sjellim risi e çudira të reja për mashtruesit tanë profesionistë dhe që nuk do ndalojmë së sensibilizuari për këto mashtrues që çdo ditë po mundohen të na vrasin me produkte sorrogato (se sot na e sërvirin si 8s2) e që çdo shqiptar duhet ta abandonojë. Vetëm kështu ne mbrojmë shëndetin tonë dhe tregojmë se jemi dinjitoz dhe nuk lejojmë këta mashtrues të tallen me inteligjencën tonë duke filluar me falsifikimin në fillim të "B52", më pas "852" dhe tani na thonë "8S2". Kemi histori dhe kemi treguar se jemi njerëz shumë të zgjuar e me virtyte në çdo fushë duke shkëlqyer edhe jashtë vendit dhe nuk duhet të biem pre e mashtruesve. Duhet ti themi STOP ne si popull, dhe politika të mbahet me mashtruesit sa të dojë pasi nëse nuk e konsumojmë produktin vrasës që po na sërvirin "8S2", ata do falimentojnë dhe ne mbrojmë shëndetin tonë dhe tregojmë sa inteligjent jemi.

Lini një Përgjigje