TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2023, 11:50

Masa ndaj Fredi Belerit në Gjykatën e Vlorës, Vangjel Dule kërkon të hyjë në seancë

Shkruar nga Pamfleti
Masa ndaj Fredi Belerit në Gjykatën e Vlorës, Vangjel Dule
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, aleati i Berishës dhe Metës ka mbërritur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj Fredi Belerit.

Pasi ka mbërritur në Gjykatë, Dule ka kërkuar për të ndjekur nga afër seancën ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerit.

Dule ka folur për gazetarët nga Gjykata e Vlorës ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë pritet që të njihet me masën e sigurisë, e cilësoi procesin gjyqësor ndaj Belerit një parodi. 

Qëllimi, sipas tij, është që të rrëmbehet përfaqësimi politik i komunitetit të bashkisë së Himarës.

Seanca është shtyrë me 30 minuta nga ora 11:15 që ishte parashikuar dhe mësohet se Prokuroria pritet që të kërkojë ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin i cili u arrestua dje si i dyshuar për blerje votash.

E pranishme në seancë do të jetë edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi. 

Fredi Beleri ka kërkuar ndihmë mjekësore. Mësohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar mjekim me argumentin se vuan nga diabeti.

Ndërkohë vijon të qëndrojë në spital Pano Kokaveshi, i cili u arrestua së bashku me Belerin nën akuzën për shitblerje votash.

Po ashtu pritet që ditën e sotme gjykata e Vlorës të shpallë moskompetencën për të vijuar hetimet Prokuroria e Vlorës.

vangjel dule fredi beleri nË gjykatË

Lini një Përgjigje