TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2023, 11:15

Mbërrin në Gjykatën e Vlorës Fredi Beleri

Shkruar nga Pamfleti

Mbërrin në Gjykatën e Vlorës Fredi Beleri

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Himarën, Fredi Bleri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Ditën e sotme, do të mbahet seanca dhe Beleri do të njihet me masën e sigurisë.

Ai u arrestua në Himarë dhe akuzohet për blerje votash.

Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri një ditë më parë (12 maj) . Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave. Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.

 

fredi beleri gjykata e vlorës

Lini një Përgjigje