
Peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima, i ka dalë në krah Fredi Belerit. Edhe pse është shqiptar në origjinë, ai tani është greqizuar dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.
Pak orë pasi Beleri u la në burg me një vendim të Gjykatës së Vlorës, Dhima ka shprehur qëndrimin e tij për çështjen me një mesazh për të gjithë ndjekësit dhe shtetin shqiptar.
Ai shprehet se refuzojnë që të ulin kokën përballë vendimve që dëmtojnë demokracinë dhe shtetin ligjor.
“Disa prej nesh patën fatin e rëndë dhe të errët të rritjes nga frika e pasojave të fjalës së lirë dhe nën shkeljen e vazhdueshme të të drejtave tona. Sot, ne refuzojmë të përulim kokën ndaj sjelljeve që dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë shtetin e së drejtës. #Beleri”, shkruan Dhima.
Lini një Përgjigje