TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2026, 10:28

Krimi në Roskovec/ RENEA rrethon zonën, autori liron ish-të fejuarën; negociata për vetëdorëzim 

Shkruar nga Pamfleti
Krimi në Roskovec/ RENEA rrethon zonën, autori liron ish-të
Autori Refit Buzi

Sipas informacioneve, Refit Buzi ka liruar të renë pas rrethimit të zonës nga forcat speciale RENEA. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa vijojnë negociatat që 35-vjeçari të dorëzohet.

Merr fund pengmarrja e 24-vjeçares Rozalinda Plaku. Ish-bashkëshorti i saj, Refit Buzi, e ka lënë të lirë pas disa orësh, ndërsa vijon të jetë i rrethuar nga forcat speciale RENEA. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ai vrau me armë gjahu babanë e së resë, 55-vjeçarin Arben Plaka, plagosi nënën e saj dhe më pas e rrëmbeu duke u larguar me automjet. 

Sipas informacioneve , Refit Buzi ka liruar të renë pas rrethimit të zonës nga forcat speciale RENEA. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa vijojnë negociatat që 35-vjeçari të dorëzohet.

Ngjarja nisi në orët e para të mëngjesit, kur Buzi dyshohet se shkoi në banesën e familjes së ish-bashkëshortes në fshatin Vidhisht, ku qëlloi me armë gjahu ndaj prindërve të saj. Si pasojë e të shtënave humbi jetën 58-vjeçari Arben Plaka, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Krimi në Roskovec/ RENEA rrethon zonën, autori liron ish-të
Pamje nga vendngjarja

Pas krimit, autori rrëmbeu ish-bashkëshorten dhe u largua me automjet, duke vënë në lëvizje një operacion të gjerë policor për lokalizimin e tij.

Aktualisht, autoritetet po negociojnë me 35-vjeçarin që ai të vetëdorëzohet, ndërsa operacioni policor vijon.

Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit Vidhisht, ndërsa familjarët e viktimës thonë se krimi ishte i paralajmëruar. Sipas tyre, Refit Buzi kishte kërcënuar prej kohësh ish-bashkëshorten dhe familjen e saj, duke u thënë se nëse ajo nuk rikthehej tek ai, do t'i vriste të gjithë.

Nipi i viktimës deklaroi se autori ishte shoqëruar disa herë nga policia për shkak të kërcënimeve, por ishte lënë sërish i lirë. Sipas tij, edhe mëngjesin e ngjarjes familjarët dëgjuan britma nga banesa, por nuk mundën të ndërhynin pasi autori ishte i armatosur.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe vëllai i 55-vjeçarit Arben Plaka, i cili e cilësoi vrasjen të paramenduar. Ai tregoi se autori kishte hyrë i armatosur në banesë, kishte qëlluar ndaj çiftit dhe më pas, duke kërcënuar se do të vriste këdo që do t'i dilte përpara, ishte larguar nga pjesa e pasme e shtëpisë me automjet, duke marrë me vete 24-vjeçaren.

Sipas familjarëve, 35-vjeçari kishte qenë disa herë në konflikt me ligjin për shkak të kërcënimeve ndaj ish-bashkëshortes, madje ndodhej edhe në masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ata pretendojnë se autoritetet ishin në dijeni të situatës, por kjo nuk mjaftoi për të parandaluar tragjedinë.

krimi i rende ne roskovec

Lini një Përgjigje