TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 10:58

Premtuan vende pune në këmbim të votës, procedohen dy punonjës të Zyrës së Ndihmës Ekonomike në Këlcyrë

Shkruar nga Pamfleti

Premtuan vende pune në këmbim të votës, procedohen dy

Dy punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike në Këlcyrë janë shoqëruar nga policia pas një denoncimi të bërë nga qytetari A.B, i cili pretendon se punonjëset i kanë ofruar vend pune për djalin e tij në këmbim të votave.

Pas shoqërimit në komisariat dhe kryerjes së veprimeve proceduriale, ka nisur hetimi për 53 vjeçaren D.A dhe R.F 40 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

kelcyre vota

Lini një Përgjigje