TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 13:37

Përplasja në Fushë-Krujë, reagon komisioneri i opozitës: Më morën nga karrigia dhe më nxorën me forcë jashtë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja në Fushë-Krujë, reagon komisioneri i

Ilir Hyka, komisioner i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në qendrën e votimit ‘1302-1’ në Fushë-Krujë është dhunuar ditën e sotme nga disa persona.

Në një prononcim për mediat, Hyka ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa shtoi se tre persona të cilët i njihte kanë ardhur e kanë kapur nga karrigia ku po qëndronte si komisioner dhe e nxorën me forcë jashtë.

Më tej, ai ka theksuar se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin prej tyre.

“Në një moment kishte shumë votues, dhe ishte e pamundur që të votonim. U çova nga karrigia dhe u bëra thirrje të gjithëve që të mbanin radhën e të votonin sipas rregullave. Jashtë shikoj një çift të moshuarish dhe u kërkoj atyre që të votojnë të moshuarit. Në atë moment unë ulem në karrigen time. Disa persona vijnë me kapin nga karrigia dhe filluan duke më thënë se kush je ti që merr njerëz nga jashtë dhe fut njerëz brenda. Unë ju thashë se jam komisioner. I njoh personat që më dhunuan. Policia ka identifikuar njërin nga të tre”, deklaroi Hyka.

ilir hyka fushe kruje dhune komisioner

Lini një Përgjigje