TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 18:36

Denoncon qytetarja nga Elbasani: Votova kandidatin e preferuar, në fletën e printuar doli rivali i tij

Shkruar nga Pamfleti
Denoncon qytetarja nga Elbasani: Votova kandidatin e preferuar, në

Një votuese në qendrën 23 73/1 në shkollën “Bardhyl Popa” në Elbasan ka denoncuar se pajisja ka rezultuar me probleme. Zonja, pa dashur që të identifikohet është shprehur se pasi deklaroi votën e saj për kandidatin e prefuar, i doli në monitor kandidati tjetër.

“Votova për kandidatin X, por përgjigja doli sikur kisha votuar për kandidatin Y. Për kandidatin ashtu doli. Se di se çfarë do të bëjë tani, pasi s’po më thonë gjë”, tha zonja.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit pohoi se do të mbahet një procesverbal për këtë rast. Madje ajo tha se nuk mund të votojë sërish qytetarja.

“Do bëhet procesverbali përkatës dhe do të merret vendi se çfarë do të bëhet për këtë rast. Ndërsa zonja se di ca do të bëjë, pasi shenja e gishtërinjve u vendos.”, tha kryetarja e komisionit. 

Më herët në këtë qendër u bë një tjetër denoncim nga një qytetar, i cili tha se një situatë e ngjashme i kishte ndodhur me këtë pajisje elektronike.

zgjedhjet votimet

Lini një Përgjigje