
Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pajisjen e cila tjetërsonte votat në bashkinë e Elbasanit. Kjo pajisje u gjet në shkollën 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan, ku opozita pretendonte se votat për kandidatin e tyre numëroheshin për kandidatin rival.
Prokuroria e Elbasanit ka ndërhyrë menjëherë dhe se së bashku me policinë e kanë sekuestruar këtë pajisje për të konfirmuar nëse pretendimi i opozitës është i vërtetë ose jo.
Një votuese në qendrën 23 73/1 në shkollën “Bardhyl Popa” në Elbasan denoncoi ditën e sotme se pajisja ka rezultuar me probleme. Zonja, pa dashur që të identifikohet është shprehur se pasi deklaroi votën e saj për kandidatin e prefuar, i doli në monitor kandidati tjetër.
“Votova për kandidatin X, por përgjigja doli sikur kisha votuar për kandidatin Y. Për kandidatin ashtu doli. S’e di se çfarë do të bëjë tani, pasi s’po më thonë gjë”, tha zonja.
Ndërkohë, kryetarja e komisionit pohoi se do të mbahet një procesverbal për këtë rast. Madje ajo tha se nuk mund të votojë sërish qytetarja.
“Do bëhet procesverbali përkatës dhe do të merret vendi se çfarë do të bëhet për këtë rast. Ndërsa zonja s'e di ca do të bëjë, pasi shenja e gishtërinjve u vendos.”, tha kryetarja e komisionit.
Më herët në këtë qendër u bë një tjetër denoncim nga një qytetar, i cili tha se një situatë e ngjashme i kishte ndodhur me këtë pajisje elektronike.
Lini një Përgjigje