TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 19:02

Pajisjet elektronike vështirësi për qytetarët, 60% e votuesve në Kamëz kërkuan ndihmë në votim

Shkruar nga Pamfleti
Pajisjet elektronike vështirësi për qytetarët, 60% e

Zgjedhjet lokale në Kamëz këtë vit janë zhvilluar në mënyrë elektronike. Mësohet se shumica e moshës së tretë ka pasur vështirësi në adaptimin me pajisjet teknologjike.

Komisionerja është shprehur se janë ndihmuar rreth 60% e votuesve pasi kishin vështirësi në përshtatje me pajisjet elektronike.

Nuk kemi pasur probleme vetëm ndihmesa për qytetarët pasi mosha e tretë nuk e kupton aq qartë, por i kemi dhënë ndihmat e duhura. Kemi ndihmuar gati 60% të votuesve, jemi trajnuar nga KQZ-ja për këtë situatë dhe jemi gjatë gjithë kohës në kontakt për problematikat. Nuk ka pasur kontestime se mos ndikoj në votë pasi unë nuk e shoh për kë voton ai pasi mbaj distancë, thjesht u jap indikacionet për opsionet ku duhet të klikojë, derisa të mbarojë procesi.“- tha komisionerja.

zgjedhjet lokale

Lini një Përgjigje