Në Vorë ka nisur festa me fishekzjarre pas zbardhjes së rezultatit në 4 qendra votimi. Kandidati i PS Blerim Shera po feston për fitoren pa dalë ende rezultati. Mbështetësit e tij kanë hedhur rezultate ndërsa ende nuk dihet nëse është në avantazh me kandidatin e Bashkë-Fitojmë, Indrit Hoxha.
Burime bëjnë me dije se janë numëruar votat e qendrës së votimit 1557/1 dhe 1557, ku Blerim Shera ka marrë 515 vota.
Kurse në qendrën e votimit 1556/1, 200 vota ka marrë Blerim Shera e 19 vota Indrit Hoxha.
Pritet që së shpejti të dalë rezultati duke qenë se është kryer votimi elektronik.
Lini një Përgjigje