
Porto Romano është elementi fundor i Korridorit VIII duke pasur interes të jashtëzakonshëm si në aspektin tregtar dhe në atë ushtarak. Fakti që në postim përmendet ky korridor, do të thotë se amerikanët janë të shqetësuar për këtë port...
Teksa konfliktet botërore po bëhen të përditshme, me luftën në Ukrainë që vijon dhe krizën në Lindjen e Mesme, SHBA ka intensifikuar lëvizjet në Shqipëri.
Vendi ynë është ndër të paktët që është rreshtuar hapur krah amerikanëve dhe Izraelit në përplasjen me Iranin. Kjo aleancë me SHBA, e ka kthyer vendin tonë në një alet kyç për ta në Ballkan.
Në këto kohë luftë, ka ardhur në Tiranë gjenerali i lartë amerikan, Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së. Sipas ambasadës së SHBA, ai ka takuar këtë javë ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Brigadier General Chris McKinney from U.S. European Command met with Minister of Defense Ermal Nufi, Chief of Defense Lieutenant General Arben Kingji, and senior Albanian Armed Forces leaders in Tirana this week. 1/2 pic.twitter.com/T9Vj9lW9Ry
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) April 10, 2026
“Gjenerali i Brigadës Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së u takua këtë javë në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Diskutimet u përqendruan në sigurinë rajonale, shpenzimet e mbrojtjes, rëndësinë e lëvizshmërisë ushtarake përmes Korridorit VIII Pan-Evropian dhe progresin mbresëlënës të Shqipërisë në aftësitë e mbrojtjes kibernetike”, shkruan ambasada në postimin e saj në “X”.
Por nëse shohim me kujdes postimin, ambasada shprehet se diskutimet u përqendruan në rëndësinë e lëvizshmërisë ushtarake përmes Korridorit VIII Pan-Evropian. Kjo do të thotë se në fokus të diskutimeve ka qenë porti i Porto Romanos.
Qeveria pak javë më parë anuloi tenderin dhe nën rrogoz flitet se ishin amerikanët ata që ndikuan në këtë vendim. Porto Romano është elementi fundor i Korridorit VIII duke pasur interes të jashtëzakonshëm si në aspektin tregtar dhe në atë ushtarak. Fakti që në postim përmendet ky korridor, do të thotë se amerikanët janë të shqetësuar për këtë port.
Pak javë më parë ishte Dhoma Amerikane e Tregtisë që i kërkoi qeverinë anulimin. Sipas tyre, projekti aktual është shumë i kufizuar në përmasa dhe rrezikon të mos e shfrytëzojë potencialin strategjik të Shqipërisë në rajon. Një projekt që parashikon rreth 1.400 metra mur moli dhe rreth 2.38 hektarë sipërfaqe portuale, është një shkallë që sipas SHBA-së nuk mund të konkurrojë me portet e mëdha të rajonit.
Këtu lind dhe shqetësimi kryesor i SHBA-së me projektin e Porto Romanos, i cili sipas analizës së amerikanëve, nëse ndërtohet në dimensionet aktuale, Korridori 8 mund të dështojë në funksionin e tij logjistik, pasi flukset kryesore të mallrave në rajon do të vazhdojnë të kalojnë përmes porteve të mëdha si Pireu dhe Selaniku.
SHBA-ja kërkon që projekti i ri i Porto Romanos të zhvillohet në një shkallë më të madhe, në mënyrë që të bëhet një nyje logjistike për Evropën Juglindore. SHBA-ja ka kërkuar gjithashtu që projekti të realizohet përmes një modeli zhvillimi të bashkëfinancuar nga partnerë ndërkombëtarë, përfshirë kompani nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Holanda dhe Turqia, si dhe me mbështetje financiare shtesë nga NATO. /Pamfleti
Lini një Përgjigje