Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku nder te tjera vecojme:
Qeveria njofton masa subvencionimi për rritjen e çmimeve, duke theksuar se shtrenjtimi prek vetëm perimet dhe se ndihma do të fokusohet te shtresat në nevojë.
Në Kuvend u miratua me 76 vota projektligji për portet turistike dhe për pastrimin e parave, ndërsa opozita votoi kundër, duke i cilësuar si vendime pa garë dhe pa konsultim publik.
Debate të forta politike po zhvillohen edhe për projektin e Portit të Durrësit, ku Sali Berisha akuzon qeverinë për mungesë transparence dhe përfshirje të grupeve të dyshimta në investim, ndërsa përballë qëndron projekti i mbështetur nga qeveria e Edi Rames.
Në sistemin e drejtësisë, ish-prokurori Elio Mazreku është emëruar në krye të Hetimit Doganor, pavarësisht se më parë u shkarkua nga vetingu se nuk justifikonte pasurine.
Nga sot ka hyrë në fuqi sistemi i ri EES për zonën zonen Schengen, që regjistron të dhëna biometrike për udhëtarët jashtë BE-së.
Në çështjet gjyqësore, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërsa Azgan Mërnica u dënua me 35 vite burg për vrasjen e efektivit te policise, duke i shpetuar burgut perjete.
Në arenën ndërkombëtare, SHBA ka dërguar mesazhe të forta në OKB për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa BE do te shkurtoje fondet për Serbine, për shkak të minimit te demokracisë.
Ndërkohë, marrëdhëniet SHBA–Iran dhe debatet brenda NATO-s vijojnë të tensionojnë situatën globale.
Lini një Përgjigje