Jurgis Çyrbja akuzohet për “tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, "Korrupsion aktiv në zgjedhje" dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.
Në Apelin e Posaçëm u zhvillua këtë të premte seanca gjyqësore ndaj Altin Hajrit, Jurgis Çyrbjas dhe Ahmet Mashës, të cilët ankimuan vendimin e Shkallës së Parë që i shpalli fajtor.
Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, përmes avokatëve mbrojtës, ka pretenduar se vendimi i shkallës së parë është i paarsyetuar, nuk provohet vepra penale e nxjerrjes së sekretit shtetëror si dhe nuk qëndron akuza e korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.
Ilir Murati, avokati mbrojtës i Çyrbes i kërkoi gjykatës prishje të vendimit të Shkallës së Parë dhe rikthim për gjykimin të çështjes.
Ndërsa Ahmet Masha dhe Altin Hajri, i cili prej disa vitesh ndodhet në kërkim, kërkuan pafajësi.
SPAK i qëndroi kërkesës për lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga GJKKO-ja.
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja akuzohet për “tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.
Jurgis Çyrbja mori dënim 3 vite, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar përfitoi zbritje të vendimit duke u dënuar 2 prej 1 muaji Çyrbja është liruar nga qelia.
Ndërkoha Shkalla e Parë e GJKKO-së vendosi, gjithashtu, dënimin e Altin Hajrit, një personazh i dyshuar për krim të organizuar me 3 vjet burg, ndërsa për të pandehurin tjetër, Ahmet Masha u caktua një dënim prej 2.6 vitesh burg.
Në 24 prill Apeli do të shpallë vendimin.
Lirimi i ish deputetit të PS, akuzat për lidhje me krimin
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja është liruar nga qelia me 21 Shkurt 2026, i dënuar më 3 nëntor të vitit të kaluar për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të eksponentëve të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Gjykata e Posaçme e dënoi me tre vjet, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertuan në dy vite burgim.
Pjesën më të madhe të kohës ish-deputeti e kaloi në paraburgim. Ai u arrestua në 20 tetor të vitit 2024, dhe periudha më shumë se 1 vjeçare, në pritje të gjykimit e favorizoi atë duke qenë se 1 ditë paraburgim barazohet Çyrbja ka qenë deputet i PS për Durrësin, për dy legjislatura të Kuvendit. Ai dha dorëheqjen nga mandati në 10 tetor 2024. Një ditë më pas, Prokuroria e Posaçme ngriti ndaj tij akuzë për shpërdorim detyre, për periudhën kur kishte drejtuar hipotekën e Durrësit. Ndërsa më 20 tetor ai u arrestua për një tjetër hetim, nën dyshimet se kishte dekonspiruar aksionet policore, kishte nxjerrë të dhëna nga TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar personat në kërkim që të mos kapeshin.
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqësi me të kërkuarin ndërkombëtar të drejtësisë, Altin Hajrin, të cilit i premtoi se do ta ndihmonte përballë drejtësisë në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve.
Sipas hetimit, u provua se Çyrbja, Altin Hajri, emër i botës së krimit të organizuar, në kërkim ndërkombëtar dhe Ahmet Masha kishin koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në “Sky ECC” dhe “Matrix”. Në të paktën 8 episode gjatë periudhës 1 maj 2020 deri më 8 mars 2021, Çyrbja kishte ofruar të dhëna të sistemit “TIMS”, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Këto informacione lidheshin me planet e policisë në gjithë territorin e Shqipërisë, por edhe Qarkun e Durrësit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për kryerjen e elementëve të veprave penale në kuadër të krimit të organizuar.me 1 ditë e gjysmë burg.
Lini një Përgjigje