TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

 

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni informativ

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pensionesh dhe mbështetje për shtresat në nevojë, ndërsa ministrja Delina Ibrahimaj konfirmoi se rritja e çmimeve prek kryesisht perimet dhe paralajmëroi subvencione nëse situata përkeqësohet.

Ndërkohë, sektori i transportit publik paralajmëron krizë, me rrezikun e ndërprerjes së rreth 450 linjave për shkak të rritjes së kostove të karburantit dhe mungesës së mbështetjes nga qeveria.

Sali Berisha akuzoi qeverinë për bllokim të integrimit europian dhe korrupsion, ndërsa ministri i Jashtëm Ferit Hoxha i hodhi poshtë këto pretendime, duke folur për progres në negociata.

Debatet janë ashpërsuar edhe në Kuvend, ku opozita kundërshton nismat e kryetarit Niko Peleshi për ndryshime në rregullore, duke i cilësuar antikushtetuese.

Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykate Kushtetuese vendimin për kalimin e dosjes së tij në gjykim, ndërsa Apeli po shqyrton çështjen ndaj Jurgis Çyrbja dhe të tjerëve, me SPAK që kërkon lënien në fuqi të dënimeve.

Në një tjetër zhvillim, ish-prokurori Elio Mazreku është emëruar në krye të Hetimit Doganor, pavarësisht shkarkimit nga vetingu, duke nxitur debat publik.

Një 60-vjeçar humbi jetën në Gjirokastër pas rënies nga tarraca e hotelit të tij, ndërsa në Tiranë u zbulua një laborator për falsifikimin e diplomave dhe dokumenteve zyrtare.

Në kufi, fluksi i lartë i udhëtarëve për Pashkë ka sjellë radhë të gjata në Kakavijë për shkak të kontrolleve në palën greke.

Në arenën ndërkombëtare, SHBA i bëri thirrje Albin Kurtit dhe Aleksandar Vucicit të ulin tensionet, ndërsa BE po shqyrton pezullimin e fondeve për Serbine për shkak të shqetësimeve për demokracinë dhe lidhjet me Rusinë.

Në pritje të negociatave SHBA-Iran në Pakistan, JD Vance tregon vijat e kuqe... ndersa Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojne luftën.

edicioni informativ i lajmeve

Lini një Përgjigje