Në dekret thuhet se Adams u pajis me pasaportë shqiptare me kërkesën e tij.
Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams është tashmë edhe me shtetësi shqiptare, pasi është pajisur me pasaportë shqiptare. Vendimi është dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Nuk janë bërë publike ende detaje të tjera lidhur me arsyet apo procedurat e dhënies së shtetësisë.
Në dekret thuhet se Adams u pajis me pasaportë shqiptare me kërkesën e tij.
Ai ishte më parë për një vizitë në Shqipëri, në tetor të 2025 ku u takua dhe me kryeministrin Rama. Adams e ka shprehur dhe më parë simpatinë për Shqipërinë dhe shqiptarët, gjatë kohës kur ishte në detyrën e kryebashkiakut të Nju Jorkut.

Lini një Përgjigje