TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2026, 14:59

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojme te ndiqni nje bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku nder te tjera vecojme:

Në fokus të zhvillimeve të fundit politike dhe gjyqësore është ankimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kalimin e dosjes së tij në gjykim, duke kërkuar pavlefshmërinë e të gjitha veprimeve procedurale.

Ndërkohë, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Apelit që e riktheu në burg, ndërsa Apeli i Posaçëm po shqyrton edhe çështjen ndaj Altin Hajrit, Jurgis Çyrbjas dhe Ahmet Mashës, ku SPAK kërkon lënien në fuqi të dënimeve.

Në Gjirokastër, një 60-vjeçar humbi jetën pasi ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërsa në Vlorë një 33-vjeçar humbi jeten gjatë punës nga kontakti me rrymën elektrike, ku u arrestua administratori i lokalit për shkelje të sigurisë në punë.

Në aspektin e sigurisë dhe krimit, në Kolumbi u arrestua një shqiptar i kërkuar nga INTERPOL për vrasje në Spanjë, ndërsa në Fier, Apeli zbuti dënimin për Azgan Mërnicën në 35 vite burg për vrasjen e efektivit Novruz Cenalia.

Policia ka ndërhyrë edhe në disa raste të tjera kriminale në vend: një 42-vjeçar në Tiranë u arrestua për grabitje me thikë, një 42-vjeçar në Mamurras u kap me armë dhe kokainë, një 26-vjeçar u ndalua për kontrabandë veshjesh në aksin Elbasan–Tiranë, dhe një 27-vjeçar në Fier u arrestua pasi ishte i dënuar për plagosje të rëndë. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje