TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Dhjetor 2025, 21:53

“Ka shqetësime për ndërhyrje”, Karamuço: Mbi 30 diplomatë do monitorojnë zgjedhjen e kreut të SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Ka shqetësime për ndërhyrje”, Karamuço: Mbi

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli mbi ngjarjen e rëndësishme që pritet të zhvillohet të enjten, kur kandidatët për kreun e ri të SPAK do të paraqesin platformat e tyre dhe më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë për drejtuesin e ri.

Karamuço bëri me dije se rreth 30 përfaqësues ndërkombëtarë kanë kërkuar pjesëmarrje për të monitoruar nga afër procesin.

Sipas Karamuços, kjo vëmendje e shtuar ndërkombëtare lidhet me shqetësimet e ngritura prej kohësh për mundësinë e ndërhyrjeve apo presioneve të jashtme ndaj procesit.

Ai theksoi se, edhe pse jo të gjithë anëtarët e KLP-së mund të jenë pjesë e këtyre shqetësimeve prezenca e diplomatëve të huaj synon të garantojë integritetin e votimit në një moment delikat, ku presioni, sipas tij, vjen nga disa politikanë të rangut të ulët me probleme në SPAK, disa biznesmenë të prekur nga hetimet, si dhe tentakula të krimit të organizuar.

Nesër në KLP do të jenë mbi 30 diplomatë që kanë shprehur interesin për ta ndjekur nga afër, jo nga TV, por nga afër; mbase jo në të njëjtën sallë, por do jenë prezent në godinën e KLP për të parë nga afër procesin, që nga prezantimi i platformave të kandidatëve dhe momenti i votimit. Sigurisht, prania e tyre është një lloj shtysnie edhe për vetë anëtarët e KLP, për të ndjekur ato rregulla dhe bindjen e tyre të brendshme, për të mos pasur cedime në elemente që mund të krijojnë një problematikë që e vë në dyshim procesin. Jo ta hedhin në erë, se do ishte gjë shumë e madhe dhe e pafalshme, por flasim për proces të rregullt, transparent dhe të garantuar nëpërmjet një vote që duhet të jetë prej vullnetit të tyre të brendshëm, jo ndikimeve nga persona të tretë”, tha Karamuço në "Air Albania".

Lini një Përgjigje