TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2024, 22:26

"Ka humbur ndjenjat dhe ata kanë vazhduar ta godasin", Karamuço për gjendjen e avokatit Mëngjesi: Orë kritike për jetën

Shkruar nga Pamfleti

"Ka humbur ndjenjat dhe ata kanë vazhduar ta godasin",

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar në “Top Story” se gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi është e rëndë.

Karamuço tha se autorët e goditën fillimisht, më pas avokati u rrëzua dhe humbi ndjenjat, dhe ata vazhduan ta godisnin sërish me sende shumë të forta.

Është në orë kritike për jetën, një natë e vështirë që shpresoj t’ja hedhim. Është në koma i intubuar, mjekët shpresojnë që ta mundi të keqen. Ka qenë në gjendje të flasë, pastaj ka pasur irritim dhe në mesditë gjendja është rënduar.

Kam parë videon e ngjarjes, nuk debaton fare, e godasin dy tre herë, tenton të futet në pragun e kopshtit, humb ekuilibrin dhe bie, ishte goditje e fortë.

Sendet me të cilat është goditur ishin të forta, ka humb ndjenjat dhe ata kanë vazhduar ta godasin sërish. Asnjë prej kalimtarëve, ishin të frikësuar, vrapuan dhe u larguan”, u shpreh profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Lini një Përgjigje