TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2024, 22:20

Publikohen pamjet, ja momenti kur dhunohet barbarisht avokati Sokol Mëngjesi! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet, ja momenti kur dhunohet barbarisht avokati Sokol

Dhunuesit e avokatit duken të veshur me rroba të zeza dhe me kapele në kokë.

Publikohen pamjet e dhunës barbare të ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mëngjesin e sotëm në zonën i ish-Bllokut.

Nga pamjet e publikuara, avokati shikohet se po qëndronte në këmbë në hyrjen e kopshtit, pasi kishte lënë djalin kur është sulmuar nga tre personat të cilët e kanë goditur.

Në momentin e parë shihet se si ai goditet në kokë me dorezë hekuri dhe bie për tokë.

Më pas është qëlluar me shkelma e sende të tjera, dhe autorët janë larguar me vrap duke e lënë pa ndjenja.

Dhunuesit e avokatit duken të veshur me rroba të zeza dhe me kapele në kokë. Ata shfaqen duke u larguar me vrap pasi kanë goditur me doreza hekuri avokatin, i cili ndodhet në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas zbulimit të identitet të 4 autorëve të cilët dhunuan avokatin Soklo Mëngjesi, njëri prej tyre, Dorian Alia është dorëzuar në polici.

Ndërkohë që për 3 autorët e tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në ngjarje është vënë një shpërblim me vlerë 20 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tyre.

Lini një Përgjigje