TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2024, 21:35

Luçiano Boçi për dhunën ndaj Sokol Mëngjesit: Ka prapavijë politike, kërcënimi nuk bëhet me 4 persona e leva hekuri

Shkruar nga Pamfleti

Luçiano Boçi për dhunën ndaj Sokol Mëngjesit: Ka
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar ngjarjen e rëndë, ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi.

Deputeti Luçiano Boçi ka theksuar se dhunimi i avokatit ka një prapavijë politike, pasi sipas tij ka një mospërputhje në mënyrën si është vepruar.

“Ngjarja ka prapavijë politike dhe frymëzim politik. Ka një mospërputhje në mënyrën se si është vepruar. Drejtori i policisë jashtë detyrës së tij institucionale është përpjekur të marrë edhe funksionin e prokurorit duke përcaktuar edhe motivet e goditjes”, tha Boçi për Ora News.

Gjithashtu Boçi e krahasoi rastin e avokatit me sulmin ndaj Sali Berishës që u godit me grusht nga Gerti Shella, ndërsa shtoi se një kërcënim nuk bëhet me 4 persona dhe as me leva hekuri.

Shpresoj që të mos jetë si në rastin e Gerti Shella, në momentin kur goditi Sali Berishën ku u tha nga policia se motivacioni i tij ka qenë se ka pasur inat me vitin 97.Çdo skenar ka perfeksionin e tij, që ai të duket sa më natyral. Çështja ishte e fituar, ku është mospërputhja?Përderisa ishte e fituar duket si një mungesë motivimi për të goditur avokatin. Një kërcënim nuk bëhet me katër persona. Nuk bëhet as me leva hekuri”, u shpreh Boçi.

luciano boci sokol mengjesi

Lini një Përgjigje