
Në episodin e sotëm të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, është i ftuar demokrati, Edvin Kulluri, i cili do të hedhë dritë mbi përplasjet brenda opozitës, gjyqin për vulën dhe më gjerë.
Kulluri gjithashtu do të zbulojë se cili është kushti drastik që grupi i Bashës, ka për tu bashkuar me grupin e Berishës. Gjithashtu demokrati do të japë një këndvështrim mbi rezolutën e korrupsionit, e cila sipas tij është një Pazar mes Ramës dhe Berishës për të kapur SPAK-un.
Ndër të tjera, Kulluri do të flasë edhe për qeverisjen e Ramës, duke nisur nga takimet me diasporën, te skandalet dhe investigimi i “Rai 3”, i cili pritet të transmetohet këtë të diele.
Për më tepër, mund ta ndiqni intervistën e plotë “Live” në orën 21:00, në kanalin në Youtube të “Pamfletit”.
Lini një Përgjigje