
Zbulohet se kush është personi që porositi dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Nga verifikimet rezultoi porositësi është Dritan Nano dhe ka dhëndër njërin prej autorëve të ngjarjes dhe ky i fundit ka krijuar grupin.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet që dhunimi i avokatit është bërë për arsye pronësie.
Bëhet fjalë për një pronë mbi 1 mijë metër katror, e cila pretendohej nga disa familje se u përkiste atyre. Pas fitores së gjyqit, familja Nano ka refuzuat të paguajë avokatin. Mësohet se Dritan Nano është ndalur nga policia.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj thotë autorët të cilët dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, u takuan një muaj para se të ndodhte ngjarja këtë të mërkurë dhe kanë diskutuar në lidhje me këtë.
“Këta persona janë takuar një muaj para se të ndodhte ngjarja dhe kanë diskutuar lidhur me çështjen. Policia e Tiranës, i ka të organizuara shërbimet policore. Edhe në zonën e ish Bllokut, sidomos gjatë pasdites dhe gjatës natës, kemi prezencë më të shtuar. Patrulla jonë nuk ka qenë në afërsi të ngjarjes. Policia është vënë në dijeni nga telefonata. Jemi duke marrë aktualisht në pyetje, nuk mund të japim më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. Nëse do të jetë e nevojshme, policia do të marrë çdo masë për sigurimin e vetë të dëmtuarit dhe familjarëve të e tij sipas procedurave ligjore”, deklaroi Tonin Vocaj.
Lini një Përgjigje