TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2024, 18:41

Shkak gjyqi për çështje pronash, Policia zbardh motivet e dhunës ndaj Sokol Mëngjesit; 20 mijë euro kush jep informacione për autorët

Shkruar nga Pamfleti
Shkak gjyqi për çështje pronash, Policia zbardh motivet e
Tonin Vocaj

Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati. Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë...

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë sot në mëngjes, ku u dhuna avokati Sokol Mëngjesi.

Në një konferencë shtypi, kreu i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, tha se dhuna ka ndodhur për shkak të detyrës, lidhur me një proces që po ndiqte avokati.

Sipas tij, Mëngjesi ka përfaqësuar në gjykatë disa palë në një proces civil për çështje pronash. Ai dhe studioja e tij ligjore e kanë fituar procesin në të dyja shkallët, në Shkallën e Parë dhe në Apel. Më pas një nga familjet nuk ka respektuar detyrimet financiare ndaj avokatit, për të cilat ata kishin rënë dakord më herët. Avokati ka kërkuar shlyerjen e detyrimeve, por jo vetëm që nuk i kanë dhënë paratë, por u dhunua në mënyrë barbare.

Organizator i këtij sulmi dhe urdhërues sipas policisë është Dritan Jani Nano, aktualisht i arrestuar. Autorë të sulmit janë Elton Kasaj, Drivald Alia, Dorian Alia dhe Romario Tabaku. Ky i fundit i ka transportuar me makinë 3 dhunuesit. 

"Nga veprimet rezulton se Sokol Mëngjeis me profesion avokat është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati. Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë.   

Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Si të tjerë dhe kjo degë që ka kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar. Në vijim të veprimeve është shoqëruar Dritan Jani Nano, i cili u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale", tha Tonin Vocaj.

Sipas policisë, 4 personat janë në lidhje krushqie mes tyre. Njëri prej tyre, më saktë Dorian Alia, është dorëzuar pak më parë në polici, ndërsa 3 të tjerë janë në arrati. Vocaj tha se ofrohen 20 mijë euro për këdo që jep të dhëna që çojnë në arrestimin e tyre.

Lini një Përgjigje