TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2024, 17:44

Publikohen pamjet, ja kush janë dy monstrat që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet, ja kush janë dy monstrat që dhunuan avokatin Sokol

Ata shfaqen duke u larguar me vrap pasi kanë goditur me doreza hekuri avokatin, i cili ndodhet në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Publikohen pamjet e dy autorëve që dhunuan mëngjesin e sotëm avokatin Sokol Mëngjesi, me mjete të forta në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte çuar fëmijën e tij në kopësht.

Në foton e siguruar, dhunuesit e avokatit duken të veshur me rroba të zeza dhe me kapele në kokë. Ata shfaqen duke u larguar me vrap pasi kanë goditur me doreza hekuri avokatin, i cili ndodhet në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia, disa orë pas ngjarjes ka shoqëruar dy persona, që po merren në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët i zunë pritë, teksa Sokol mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja.

Pasi e quajtën misionin e tyre të kryer dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste një automjet. Ndërsa avokati u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Prej orës 08:30 avokati ndodhet në reanimacion, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve. Atij iu bë skaneri, ku u evidentuan dy hematoma në kokë për të cilat do të pritet për 48 orë për të parë parametrat shëndetësorë të tij.

Nga ana tjetër Policia e Tiranës ka ngritur një grup hetimor për zbardhen e kësaj ngjarje të rëndë. Kamerat e sigurisë kanë qenë një çelës për këtë hetim, ku falë tyre u arrit identifikimi i një prej agresorëve dhe mjetit me të cilin ata kanë lëvizur. Në zona të ndryshme të Tiranës janë ushtruar kontrolle me qëllim arrestimin e tyre.

Policia ende nuk është shprehur zyrtarisht për motivet e dhunës ndaj avokatit, por dyshimet kryesore janë se lidhet me detyrën. Sokol Mëngjesi prej muajsh është mbrojtës ligjor i ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Lini një Përgjigje