
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka pritur këtë të mërkurë ambasadorin e Britanisë së Madhe King-Smith në zyrat e Prokurorisë së Posaçme.
Në një postim në faqen e SPAK thuhet se në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në Britani.
”Nder të mikprisnim sot ambasadorin King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK”, shkruan SPAK.
Kujtojmë se zyrtarët britanikë po zhvillojnë një operacion sekret për ndalimin e bosëve kriminelë shqiptarë që veprojnë në Britani i koduar “ Crime State Nexus” ka nisur prej disa kohësh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Projekti i nisur nga zyrtarë në Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme ka si synim për të ekspozuar dhe vënë në shënjestër politikanët e korruptuar në Ballkan të lidhur me krimin e organizuar.
Detajet e operacionit u zbuluan në dokumentet gjyqësore të qeverisë, në lidhje me një betejë ligjore mbi vendim për të ndaluar hyrjen në Britani të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gazeta britanike thonë gjithashtu se mbrojtja politike u jep bandave më shumë mundësi për të pastruar paratë dhe do të thotë që Shqipëria mund të përdoret si një strehë e sigurt nga e cila mund të operojnë.
Nder të mikprisnim sot ambasadorin ???????? King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK. #BashkëpunimGjyqësor #SPAK #UK pic.twitter.com/g00SqHE40a
— Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (@SPAK_Albania) May 29, 2024
Lini një Përgjigje