
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi ditën e sotme në Tiranë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur 3 tre autorët të veshur me të zeza dhe me kapele, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.
Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur. Ndërkohë policia ka ushtruar kontroll në banesën e personit që është identifikuar.
Në kamera duket se avokati i ka njohur autorët pasi fillimisht komunikon me ta. Më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta. Momentalisht po bëhen kontrolle në Tiranë me qellim vënien e të identifikuarve në pranga.
Avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona në zonën e Ish-Bllokut. Avokati ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar.
Lini një Përgjigje