
Universiteti i Tiranës ka reaguar për sulmin ndaj avokatit dhe pedagogut Sokol Mëngjesi. UT ka dënuar dhunën barbare ndaj tij, teksa i uron shërim të shpejtë.
Në reagim UT kërkon që prokuroria të zbulojë sa më parë identitetin e autorëve dhe motivin e këtij sulmi.
"Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm. Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit”, thuhet në njoftimin për median.
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesit e sotëm nga tre persona ende të paidentifikuar, teksa la djalin e tij në kopsht, në zonën e ish-bllokut. Pas dhunës së rëndë me levë, ai ndodhet në Spitalin e Traumës me disa fraktura në kokë.
Lini një Përgjigje