
Analisti Plator Nesturi ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme, ku u dhuna avokati Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në intubim.
Akuzat e Rithemelimit të Sali Berishës se avokati Sokol Mëngjesi u sulmua me urdhër të Ramës, për analistin Plator Nesturi janë pa sens.
Nesturi shtoi se ai është një avokat i njohur dhe nuk ndjek vetëm rastin e Berishës.
“Solidarizim dhe shërim të shpejtë. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me aspekte të tjera për shkak të detyrës. Gjithsesi këtë çështje duhet ta sqarojnë organet kompetente. Unë uroj që siç patën edhe një urgjencë më të madhe për ta hetuar, për të kapur autorët, ti shkohet deri në fund motiveve. Vëmendjen më të madhe e mori dhe fakti tjetër që kjo ngjarje që padyshim është e rëndë mori konotacione të tjera”, tha Nesturi për Report TV.
Ndërsa dënoi ngjarjen e rëndë, analisti tha se Sokol Mëngjesi krahas Berishës, ka qenë edhe avokat i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.
“U akuzua direkt kryetari i mazhorancës se është ai shkaktari, madje ai që i ka çuar këto banditë për të goditur zotin Mëngjesi. E para ishte shumë e nxituar, e dyta ishte element shumë i panevojshëm që nuk ka pse të marrë shkas nga këto gjëra të tjera. Për më tepër nëse ne marrim parasysh se mëngjesi është avokat i njohur dhe nuk ndjek vetëm rastin e Berishës. Ai madje është avokat i Mërtirit dhe Zotos për inceneratorët. I bie të presim dhe një deklaratë nga zoto dhe Mërtiri se është goditur për hir të atyre”, theksoi Nesturi
“Por ka kundërshti në këtë mes sepse është vetë Rithemelimi që ka denoncuar inceneratorët dhe zoti Mëngjesi është edhe te zoti Berisha edhe te Klodian Zoto e Mërtiri. Pra kemi një non sens. Nëse i kapim ngushtë gjërat i bie që e bën jo vetëm është qesharake gjithçka, por realisht duhet të ketë një përgjegjësi në këtë mes”, përfundoi Nesturi.
Lini një Përgjigje