TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2024, 19:55

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Shemsi Prençi: Kur krimi del rrugëve, policia ka humbur fushën e betejës

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Shemsi Prençi: Kur krimi del
Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka folur pas dhunës së ushtruar ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi ditën e sotme.

Sulmin ndaj avokatit, i cili tashmë ndodhet në intubim, Shemsi Prençi, e cilëson një ngjarje shumë të rëndë që ka ndodhur në mes të Tiranës.

Alarmante sipas Prençit e bën edhe fakti se autorët e dhunojnë haptazi në një zonë mjaft të populluar.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë e ndodhur në afërsi të një institucioni arsimor dhe në pamje të parë të fotove që keni transmetuar shikohen prindër të fëmijëve që shkojnë dhe vijnë. Që do të thotë një grup i vogël prej katër personash dhunojnë një prind të mos e marrim që është avokat, një prind që sapo la vajzën në kopsht është ngjarje shumë e rëndë”, theksoi Prençi për Report TV.

Më tej, Prençi thekson se askush s’ka të drejtë të dhunojë një prind në mënyrë barbare para shkollës, pavarësisht motiveve.

“Pavarësisht motiveve asnjë s’ka të drejtë të dhunojë një prind në mënyrë barbare në afërsi të shkollës së fëmijëve apo qoftë dhe avokat. Nëse aludohet për çështje interesash pronash nuk e pranoj sepse përbërja e grupit nuk i përkiste një familje që mund të ketë interesa të tilla, por ishin tre mbiemra në grup. Duhet konsideruar një ngjarje shumë e rëndë. Jemi në vitin 2024, ne pretendojmë për një shtet ligjor dhe kur nuk është i sigurt një avokat në mes të Tiranës mendo se çfarë mund të bëhet rrugëve të Shqipërisë. Kur krimi del rrugëve, policia e ka humbur fushën e betejës”, tha Prençi.

Lini një Përgjigje