TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2024, 21:41

Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Kikia: Menaxhimi që PD i bëri ngjarjes, ishte autogol

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Kikia: Menaxhimi që PD i bëri

Gazetari, Mentor Kikia ka deklaruar se menaxhimi që PD i bëri ngjarjes ku u dhunua brutalisht avokati Sokol Mëngjesi ishte një autogol.

Që një parti politike që është opozita të dalë pa asnjë lloj prove dhe të thotë nga podium zyrtar që sulmi është politik, dhe porositësi është Edi Rama.

Kikia: Dua që në këtë qëndrim timin të jem totalisht i zhveshur politikisht. Dua ta ndaj ngjarjen në dy pjesë.

Ngjarje kriminale e cila është harbute, e tmerrshme, e rëndë, i ka të gjitha të zezat brenda. Dhe mjafton vetëm ngjarja për të ngritur edhe kauza politike, mbi mungesën e rendit, mbi trimërimin e krimit, mbi arsye pafund. Pjesa tjetër ka të bëjë me menaxhimin që partia Demokratike i bëri ngjarjes dhe ky ishte absolutisht një autogol. Çfarë provash kishte partia Demokratike që të dalë dhe të deklarojë që porositësi i vrasjes apo i tentativës për vrasje, apo i dhunës është Edi Rama?

Që një parti politike që është opozita të dalë pa asnjë lloj prove dhe të thotë nga podium zyrtar që sulmi është politik, dhe porositësi është Edi Rama. Duhen prova bindëse.

 

Lini një Përgjigje