TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2024, 22:15

Zjarri në spitalin e Shkodrës/ Nëndrejtori: Defekt te dhoma e paneleve, nuk ka qenë i nevojshëm evakuimi i pacientëve

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në spitalin e Shkodrës/ Nëndrejtori: Defekt te dhoma e
Nëndrejtori i spitalit të Shkodrës, Lush Marku ka reaguar për mediat pas zjarrit që përfshiu pasditen e sotme mjediset e spitalit rajonal.

Marku ka theksuar se nuk ka rënë zjarr, por ka pasur vetëm tym. Ndër të tjera ka theksuar se nuk ka qenë e nevojshme evakuimi i pacientëve.

“Nuk ka rënë zjarr në spitalin rajonal të Shkodrës. Në dhomën teknike të paneleve diellore shtresa termoizoluese e cisternave të ujit ka nxjerrë tym dhe ka dalë gjithë ai tym Nga kontrolli nuk ka dalë se ka pasur defekt teknik. Asnjë shërbim nuk është prekur nga ky tym. Janë vetëm disa dëme minimale. Nuk ka qenë e nevojshme asnjë evakuim per pacientët”, tha Lush Marku.

Kujtojmë se pak më parë u raportua se një zjarr përfshiu spitalin e Shkodrë, ku në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa një situatë e tillë shkaktoi panik tek pacientët.

Kujtojmë se edhe para pak muajsh, një zjarr tjetër përfshiu godinën e spitalit të Shkodrës.

Lini një Përgjigje