Emisioni “Stop”, do të nxjerrë ditën e sotme horrllëqet brenda zyrave të drejtësisë.
“Pamfleti” paralajmëroi pak ditë më parë ekzistencën e një investigimi, të realizuar me ekspertë të Shoqatës “Media dhe Drejtësi”, ku flitet për një aferë seksuale në zyrat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky investigim do të publikohet sot dhe kjo është bërë e ditur nga vetë emisioni.
Publikimi i këtij investigimi paralajmëron një tronditje të fortë publike pasi dyshimet flasin për një aferë seksuale të zhvilluar brenda zyrave të KLP dhe përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj imazhit dhe rolit të këtij institucioni që duhet të garantojë ligjin dhe integritetin.
Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti se nuk kemi të bëjmë me një sjellje të izoluar në hapësira private por me dyshime për veprime të papërshtatshme në ambientet zyrtare të një strukture që mban përgjegjësi të lartë publike duke ngritur pikëpyetje serioze për standardet etike disiplinën dhe mekanizmat e kontrollit të brendshëm KLP?
Në këtë kontekst "KLP" perceptohet jo si garant i drejtësisë por si një institucion që nuk arrin të ruajë as rregullat më bazë brenda vetes ndërsa heshtja deri në këto momente vetëm sa e thellon krizën e besimit te KLP dhe shton dyshimet se kemi të bëjmë me një përpjekje për të minimizuar apo shmangur përgjegjësinë. Edhe pse media ka hedhur akuza KLP nuk ka reaguar dhe nuk është bërë asnjë dorheqje edhe pse janë kapur me Noc Rrokun në dorë.
Lini një Përgjigje