TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Mars 2026, 17:59

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni informativ

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore deri në këtë ore të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Kreu i PD, Sali Berisha sulmon ish-deputetin Ervin Salianji, duke e akuzuar se “u birësua politikisht te Rama”, ndërsa paralajmëron përshkallëzim të aksioneve kundër kryeministrit.

Salianji i përgjigjet me të njëjtën ashpërsi, duke theksuar se Berisha ka frikë se mund të humbasë në zgjedhje, dhe denoncon deklaratat për Fatmir Xhafajn.

SPAK merr autorizim nga Gjykata e Posaçme për të analizuar celularët dhe dokumentet e ish-drejtorëve Elezi e Gjyli dhe disa biznesmenëve, një hap ky vendimtar në hetimet mbi korrupsionin dhe aferat e rrugëve.

Migracioni vazhdon të dominohet nga qytetarët egjiptianë, ndërsa flukset në rrugën e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar një rënie në janar 2026.

Kosova tronditet nga një ngjarje e rëndë: një 31-vjeçare vret të dashurin, bashkëshorten e xhaxhait dhe pastaj veten, në një masakër të pasqaruar.

Në Greqi nis një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore për aksidentin hekurudhor të “Tempi 2023”, ku humbën jetën 57 persona... me dhjetëra zyrtarë të akuzuar.

Në Itali, qytetarët refuzojnë reformën e drejtësisë të propozuar nga kryeministrja Meloni, me 55% të votave kundër.

BE kërkon sqarime nga Viktor Orban pas akuzave se ka dërguar informacione sekrete te Rusia, ndërsa Donald Trump shpall armëpushim 5-ditor me Iranin, hapësirë kjo për negociata për paqe afatgjatë.

Papa Leoni XIV bën thirrje për ndalimin e bombardimeve në Iran, duke theksuar se civilët paguajnë çmimin më të lartë të konflikteve.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje