SPAK ka arritur të sigurojë një vendim gjykate për të zbërthyer të gjitha pajisjet, nga celularët te ato kompjuterike, që iu janë sekuestruar personave të ndryshëm në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.Kryeministres Belinda Balluku. Ndaj kësaj të fundit, SPAK ka ngritur akuzat për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa Kuvendi rrëzoi një kërkesë të Prokurorisë Speciale, e cila kërkonte autorizimin për arrestimin e saj.
Nga raportimet mësohet se një vendim i gjyqtarit të GJKKO-së, Erion Çela, i ka hapur dritën jeshile SPAK për të zbërthyer pajisjet që iu janë sekuestruar biznesmenëve apo ish-vartësve të Ballukut, me qëllim gjetjen e provave që i shërbejnë hetimit.
Ky vendim nga GJKKO vjen pasi Gjykata Kushtetuese detyroi SPAK që t’I drejtohej gjykatave në rastet kur duhej të zbërthente pajisje elektronike ose celulare të sekuestruara. Kushtetuesja në vendimin e saj shprehej se Prokuroria mund të hapë pajisje të tilla vetëm pas një vendimi gjykate.
Nga raportimet mësihet se Prokurorët e çështjes i janë drejtuar gjykatës për të lejuar zbërthimin e të gjitha pajisjeve, që u janë marrë si personave nën hetim, sikurse janë ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish- administratori i KESH Erald Elezi, por edhe të gjithë biznesmenëve që janë thirrur nga SPAK për të dhënë shpjegime, ose si persona që mund të jenë në dijeni të rrethanave për të cilat Prokuroria po heton.
Në mesin e biznesmenëve është edhe Ilir Shtufi i kompanise Nova Construction, Arbër Abazi i kompanise ALCO Impex si dhe pronarët e kompanive 2T dhe Senka Shpk.
Lini një Përgjigje