
Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti Hamit Kosta, një emër i njohur i jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit.
Kosta ka qenë përfaqësues i Partisë Socialiste në Kuvend, ku ka kontribuar në përfaqësimin e qytetarëve dhe çështjeve të zonës së tij.
Ai njihej për angazhimin dhe lidhjen e vazhdueshme me komunitetin.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë, ndërsa ai kujtohet si një figurë e respektuar për rolin dhe aktivitetin e tij në politikën lokale dhe kombëtare.
Lini një Përgjigje