TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Mars 2026, 12:21

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit: Ka një ankesë për dhunë policore, po hetojmë rastin

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit: Ka një ankesë për

Përfaqësuesit nga institucioni vizituan spitalet dhe komisariatet, ndërsa u administrua një ankesë për dhunë të ushtruar nga policia

Avokati i Popullit ndoqi gjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar të dielën në kryeqytet, duke angazhuar një grup pune në terren për të verifikuar situatën pas tubimit.

Ekipi i institucionit shkoi në spitale dhe në komisariate për të parë nga afër gjendjen e protestuesve të ndaluar ose të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, policia ndaloi të paktën 12 persona madhorë, ndërsa katër të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Në Spitalin e Traumës, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit morën ankesën e një protestuesi, i cili deklaroi se policia kishte ushtruar dhunë ndaj tij. Për këtë rast ka nisur hetimi përkatës.

Institucioni njoftoi se raportin e plotë do ta publikojë pas përfundimit të hetimit administrativ.

Në qëndrimin e tij, Avokati i Popullit theksoi se mbështet vetëm tubimet paqësore dhe u kërkoi forcave të rendit të veprojnë me vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht situatave të krijuara gjatë protestës.

Po ashtu, institucioni vuri theksin te nevoja për transparencë mbi protokollet që policia zbaton për përshkallëzimin e forcës dhe për përdorimin e mjeteve të shpërndarjes së turmave, përfshirë gazin lotsjellës dhe ujin.

 

protesta avokati popullit dhuna

Lini një Përgjigje