TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Mars 2026, 13:19

Rritja e çmimit të karburanteve, Shoqëria civile protestë sot para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e çmimit të karburanteve, Shoqëria civile protestë

Shoqëria civile pritet të zhvillojë një protestë ditën e sotme, më 23 mars, përpara Kryeministrisë, në orën 17:00.

Thirrja për protestë është shpërndarë në rrjetet sociale, ku qytetarëve u bëhet apel të marrin pjesë masivisht në këtë tubim.

Protesta vjen si reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve, ndërsa organizatorët kanë theksuar se qëllimi kryesor është ulja e tyre.

Përmes kësaj nisme, kërkohet sensibilizim dhe presion publik për përballimin e kostove në rritje që po ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët.

Rritja e çmimit të karburanteve, Shoqëria civile protestë

Çmimi i naftës në Shqipëri ka shënuar një rritje të menjëhershme, vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi operatorët e tregut të shmangin abuzimet, në të kundërt mund të rikthehet Bordi i Transparencës.

Brenda 24 orëve, nafta është shtrenjtuar me 12 lekë për litër, ndërsa në disa pika karburanti në Tiranë çmimi ka arritur deri në 214 lekë/litri.

Rritja vjen në një kohë kur tregu është ndikuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme. Që nga nisja e konfliktit, çmimi i naftës në vend është rritur me rreth 40 lekë për litër.

Para përshkallëzimit të situatës, nafta tregtohej në intervalin 173–175 lekë/litër, duke reflektuar një rritje të ndjeshme në një periudhë të shkurtër.

Lini një Përgjigje