Gazetarja Alba Kepi e cilësoi referendumin për reformën në drejtësi në Itali si zhvillimin e parë që prodhoi kosto të drejtpërdrejtë politike për kryeministren Giorgia Meloni.
Kepi u ndal te përplasjet që shoqëruan propozimet për ndryshime në sistemin e drejtësisë. Sipas saj, paketa e reformës hasi rezistencë të fortë nga ekspertë dhe emra të njohur të këtij sistemi.
Ajo theksoi në emisionin “Task-Forcë” se kundërshtitë nuk mbetën vetëm në planin teknik apo institucional, por u reflektuan edhe në rezultatin përfundimtar. Në këtë lexim, referendumi nuk përbën vetëm një debat mbi drejtësinë, por edhe një test politik për shumicën qeverisëse.
Sipas Kepit, pasoja më e dukshme e këtij procesi është humbja politike për Melonin dhe për krahun e djathtë italian, që e kishte lidhur peshën e vet politike edhe me këtë nismë.
Ky rezultat e vendos qeverinë italiane përballë një sinjali të qartë politik në një prej çështjeve më të ndjeshme të agjendës së saj.
Alba Kepi: Do të bënte një reformim të drejtësisë, të ndarjes së karrierave mes magjistraturës dhe prokurorisë dhe do të lejonte futjen e disa rregullave të reja të cilat kishin të bënin pikërisht me atë që Giorgia Meloni e komentonte si një pavarësi e gjyqësorit. Por që ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe një kundërshti të jashtëzakonshme nga antimafia italiane, nga prokurorët më të njohur të antimafias italiane, nga njerëz ekspertë të reformave të drejtësisë e gjithçka tjetër që përmbledh ky sistem, duke komentuar se kjo lloj reforme e propozuar, ky lloj ndryshimi i propozuar në Kushtetutën italiane, nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të vinte nën kontrollin politik pikërisht sistemin e drejtësisë, pasi do të reformohej Këshilli Suprem i Magjistraturës, i cili propozohej të kishte një votë me anë të shortit për të zgjedhur magjistratët të cilët do të ishin pjesë e këtij CSM-je, pra Këshillit Superior Suprem të Magjistraturës.
Ndërkohë që ata që mbështesnin jo, ishin faktin se nuk mund të bëhet me votë me një short zgjedhja e emrave në këtë këshill të lartë, por duhet të bëhet përmes një votimi brenda magjistraturës, pasi sipas atyre që mbështesnin jo, preket parimi parësor i demokracisë. Gjithashtu një propozim tjetër që ata të cilët kanë votuar po, nuk e kanë kuptuar mjaft mirë, ishte fakti se brenda këtij Këshilli Suprem i cili ka mbi 33 anëtarë, 1/3 e tyre janë anëtarë laikë, të cilët do të zgjidhen nga parlamenti. Por nëse Giorgia Meloni, nëse e djathta italiane kërkonte zgjedhjen me short të anëtarëve të tjerë, pra magjistratëve dhe prokurorëve, në anën e anëtarëve laikë, propozonte një zgjedhje të kufizuar me short. Pra një listë e hartuar nga politika dhe brenda kësaj liste të bëhej shorti.
Dhe mendoj se këto kanë qenë dy pikat kryesore që kanë bërë që vota e italianëve t'i thotë JO kësaj reforme. Dhe ajo çka është më e kuptueshme sot është se edhe brenda forcave të djathta italiane, brenda Forza Italias, brenda Frateli d'Italias, ka një përqindje jo pak të personave të cilët kanë votuar kundër dëshirës, vullnetit të liderit të tyre. Për shembull brenda partisë Forza Italia mbi 17.9% e votuesve të kësaj force politike, kanë shprehur votën jo kundër reformës kushtetuese, reformës së sistemit të drejtësisë. Dhe po ashtu brenda partisë Frateli d'Italia janë 11.2% e votuesve të kësaj force politike, të cilët kanë votuar kundër dëshirës së liderit, lideres së Giorgia Meloni, e cila kërkonte votën pro. Një gjë e rëndësishme është për t'u thënë se pas 2022-shit, pra pas shtatorit 2022, kur Giorgia Meloni erdhi në pushtet, erdhi në qeverisjen italiane, kjo është disfata e parë politike që ajo merr. Gjatë këtyre viteve i kemi parë votë vendore, i kemi parë votë rajonale, por gjithmonë forca politike e Frateli d'Italia dhe e djathta italiane ka qenë gjithmonë mjaft e fuqishme. Aq e fuqishme sa askush nuk priste që ky referendum të ishte një disfatë për qeverinë.
Lini një Përgjigje