
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ishte i ftuari i radhës në Podcastin “Të Pashoq” të ‘Pamfletit’. Murrizi ka treguar se si janë marrëdhëniet e tij me Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë.
Ai shprehet i prerë se nuk e ka votuar kurrë dhe do e votojë asnjëherë Partinë e Lirisë, pasi sipas tij është parti e ekstremit të majtë.
Si mund ta votoj unë nipin e Vito Kapos kur unë u largova nga pushteti në vitet 90; për të rrëzuar Vito Kapon.
Murrizi tregon se i ka thënë ish-kryeministrit Berisha që të mos bashkëpunojë kurrë me Metën.
- Çfarë marrëdhëniesh keni me Partinë e Lirisë?
- Nuk e kam votuar fare listën e Këshillit dhe nuk e votoj sa të kem frymë Lëvizjen Socialiste për Integrim.
- Pse?
- Sepse është parti e ekstremit të majtë, nuk ka punë me mua. Për të njëjtat bindje dhe kaos që ndahem me Bardhin ndahem edhe me Metën. Si mund ta votoj unë nipin e Vito Kapos, nënkryetarin e PL-së, unë për të rrëzuar Vito Kapon nga pushteti kam dalë në vitet 1990. Si mund të votoj unë Agim Neshon, ambasadorin e Enverit. I kam thënë Berishës publikisht, të mos bëjë koalicion me Metën.
Lini një Përgjigje