
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, teksa ka komentuar situatën aktuale politike, tha se opozita ka humbur kohë për të bërë rolin e saj përballë mazhorancës, për shkak të ndasive që ka pësuar në vitet e fundit.
“Padiskutim është për të ardhur keq që prej dy vitesh e gjysmë që problemet me opozitës e kanë penalizuar opozitën shqiptare, por të mos harrojmë se kanë penalizuar edhe shoqërinë shqiptare sepse me ngjarjet me të cilat kanë ndodhur me mazhorancën skandal pas skandali apo megaskandali, nuk do ishte jashtë çdo lloj logjike politike morale, një qeveri s’duhet të rrijë në këmbë ose të paktën të tronditet shumë fort nga themelet dhe këtë e bën opozita sepse prandaj është sistem demokratik. Fakti që opozita ka pasur problematike mes vetes së vet ka krijuar edhe këtë ngërç shumë të madh”, tha ai.
Opozita është ndarë në disa grupe, PD zyrtare, “grupi i Bardhit” dhe “Rithemelimi”, teksa janë parë disa tentative të një ribashkimi. Si po veprohet?
“Duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm edhe të përgjegjshëm nga i pari njeri që do duhet që të gjithë si forcë opozitare të jemi të gjitha bashkë, padiskutim. Unë bëj pjesë tek ato politikanë që mendoj dhe gjykoj që beson dhe e ndjen veten se është opozitar qoftë në këtë pjesë të opozitës apo një forcë opozitare sigurisht nuk duhet të ketë asnjë lloj pengese për të bërë opozitë dhe për t’iu bashkuar një fronti opozite të një federate të cilët të paktën është artikuluar, është diskutuar dhe së paku ka pasur një nismë, sepse ditën ikin dhe javët e muajt ikin e bëhet gjithmonë e më e ngutshme bashkimi i opozitës”, u shpreh ai për “Vizion Plus”.
Nga ana tjetër, cila është ‘lëvizja’ që PD zyrtare po ndjek në këtë tentativë bashkimi?
“Nuk mund të thuash asnjëri grup se kush është PD zyrtare, fakti që nuk kemi një vendim të formës së prerë pavarësisht që po të dua unë apo ta interpretojë unë, vulën apo logon, referuar vendimit të marsit të Gjykatës së Tiranës, i takon grupit të “Rithemelimit”, por nuk është kjo ky problemi, po do të thoja që të gjitha palët, kushdoqoftë, duhet t’i thërrasin mendjes dhe të kuptojnë se zgjidhja e vetë është bashkimi i opozitës”, tha ai.
Lini një Përgjigje