TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2024, 20:01

Basha fillon të shohë sërish ëndrra me kryeministër: Pas dy vitesh vijmë në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

Basha fillon të shohë sërish ëndrra me kryeministër:

Lulzim Basha ka filluar të ëndërrojë sërish për postin e kryeministrit. Pasi nuk ja doli dot për 10 vite, kreu i PD-së zyrtare ka deklaruar sot se pas dy vitesh e sheh veten në pushtet. Ai ka mbledhur në një takim mbështetësit ku ka folur për një sërë çështjesh.

"Partinë Demokratike e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim.

Me një kulturë të re politike, me vizion, me energji të reja duke lënë pas gabimet e të shkuarës dhe duke parë me besim drejt të ardhmes që është Shqipëria e standardeve europiane për të gjithë", shprehet Basha.

Lini një Përgjigje