TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2024, 18:31

Pse është trembur Rama nga dalja e Ahmetajt? I heq pasaportën diplomatike dhe hedh në sulm mediat pranë tij

Shkruar nga Pamfleti

 

Pse është trembur Rama nga dalja e Ahmetajt? I heq pasaportën
Intervista e Ahmetajt

Pse Rama dhe Veliaj janë alarmuar nga paralajmërimi i Ahmetajt se nesër do të hapë “Kutinë e Pandorës”...

Paralajmërimi i Arben Ahmetajt se do të hapë nesër “Kutinë e Pandorës” ka alarmuar gjithë taborin qeveritar.

Për herë të parë që pas largimit nga vendi, Ahmetaj do të dalë në një studio televizive nesër dhe do të flasë hapur se kush fshihet pas inceneratorëve.

Lajmërimi është bërë nga gazetari Çim Peka, i cili e ka intervistuar nga afër Ahmetajn. Sipas tij, këtë herë ish-zv/kryeministri do të flasë pa doreza.

Shpërthen ARBEN AHMETAJ. Jo thjesht përgjigje, por akuza të rënda për Edi Ramën. Kush janë pronarët realë të inceneratorit të Tiranës. Pazaret e oligarkëve me Ramën dhe Veliajn. Kur, si dhe pse u ndanë me Edi Ramën? Pse vendosi të mos kthehet në Shqipëri pas vendimit për arrest? Dhe kërcënimet me jetë... Një rrëfim si kurrë më parë”, shkruan ai.

Por lajmërimi se Ahmetaj nesër do të flasë, ka alarmuar kupolën socialiste dhe të parët që janë vënë në lëvizje janë gazetarët pranë qeverisë. “Top Channel” doli me vrap me një lajm ekskluziv ku lajmëronte se Arben Ahmetajt i është hequr pasaporta diplomatike. Procedurë kjo standarde, pasi Ahmetajt ia hoqën mandatin e deputetit pak ditë më parë dhe automatikisht humbet dhe pasaportën diplomatike. 

Por problemi është se qeveria nxitoi ta bënte publik sot lajmin për këtë çështje dhe duket se ka qenë skenar i mirëmenduar, pasi doli pas njoftimit se Ahmetaj ka vendosur të flasë.  

Pse është trembur Rama nga dalja e Ahmetajt? I heq pasaportën

Por nuk u ndal me kaq Endri Fuga, pasi vuri në lëvizje gjithë mediat e tjera.  “Shqiptarja.com”, “Tema”, “VoxNews” dhe disa portale të tjera nxorën njëherësh shkrime për të goditur Ahmetajn.

“Shqiptarja.com” ka marrë një lajm nga “Vox News” dhe më pas e ka përpunuar ku shkruan se Ahmetaj ka kërkuar azil në Zvicër dhe do të dalë në televizion për të hequr përgjegjësinë nga dosja e inceneratorëve.

Pse është trembur Rama nga dalja e Ahmetajt? I heq pasaportën

Pra tregohet se ata kanë frikë. Ahmetaj do të flasë për herë të parë për Ramën dhe Veliajn, dy kokat e inceneratorëve dhe kjo i ka panikosur të gjithë. Po ashtu dhe disa gazetarë pranë qeverisë kanë bërë shkrime në Facebook, që dëshmon qartë se kupola e qeverisë sot nuk do të bëjë gjumin aspak të qetë.

Pse është trembur Rama nga dalja e Ahmetajt? I heq pasaportën

Por pse janë trembur Rama dhe Veliaj? A dalin ata dhe thonë që nuk kanë gisht te kjo punë? A shprehej Veliaj se nuk i trembet SPAK-ut dhe mburrej me inceneratorin? A deklaronte kryeministri se përgjegjësia është individuale? Pse tani shqetësohen? Apo mos del se si u kaluan të gjitha VKM-të brenda një dite.

Dihej që kjo ditë do të vinte. Ahmetaj u tentua të përdorej si “kokë turku”, por autorëve të këtij skenari ju dështoi plani. Ai tani ka vendosur të hapë “Kutinë e Pandorës”. /Pamfleti

Lini një Përgjigje