TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2024, 16:37

PS thërret sërish mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, kërkon prani fizike nga deputetët

Shkruar nga Pamfleti

PS thërret sërish mbledhjen e Komisionit të Reformës

Mazhoranca ka kërkuar të mblidhet sërish fizikisht Komisionin e Reformës Zgjedhore. Edhe pse deputetët e Berishës e kanë bllokuar 2 herë  PS këmbëngul për mbledhje fizike. Deputet janë njoftuar me e-mail.

Njoftimi:

Më lejoni t’Ju njoftoj se ditën e martë, datë 06 shkurt 2024, ora 12:30, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë mbledhje me rend dite si më poshtë:

• Seancë dëgjimore me disa nga Organizatat e Shoqërisë Civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.

*Mbledhja do të zhvillohet pranë Sallës Pjetër Arbnori, në katin e katërt.

Lini një Përgjigje