
Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri tha se Rithemelimi ka disa deputetë që nuk e duan Reformën Zgjedhore dhe se listat e hapura se kanë qenë gjithmonë të pavotuara.
Sipas tij, qëllimi i PD është që qytetarët ta zgjedhin vetë deputetin për ta çuar partinë nga kryetari tek demokratët.
Kulluri shprehet se “këta që bëjnë luftë me shpata në publik, më pas dalin që janë ortakë në pallate, kanë koncesione që i kanë dhënë vetes dhe vazhdojnë marrin para nga qeveria”.
Ai ironizon duke thënë se është më mirë që këto letra të mos hapen për një pjesë të Foltore, pasi do dalë shumë erë e keqe.
“Ka një grup në Foltore që kanë frikë nga vota. E vetmja që na ndan ne është reformën zgjedhore e dimë ndryshimin e sistemit, votën e emigrantëve e ata e dinë të çohet Alibeaj të ulet Bylykbashi. Reforma zgjedhore s’ka të bëjë me kush është bashkëkryetar. Nëse ne kërkojmë lista të hapura, ku qëndron tradhtia këtu ndaj demokratëve? Ne po kërkojmë që qytetarët ta zgjedhin vetë deputetin, këta dua që ta caktojë Berisha. Këta që bëjnë luftë me shpata në publik pastaj dalin që janë ortakë në pallate, kanë koncesione që i kanë dhënë vetes dhe vazhdojnë marrin para nga qeveria. Më mirë të mos hapen këto letra për një pjesë të Foltores se do dalë erë e keqe shumë”, tha Kulluri për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje