Lidhjet e tyre u zgjeruan e forcuan pas muajit nëntor 2015, kur Ylli Manjani u emërua Ministër Drejtësie; dikaster me të cilin, “Eskobari i Klemend Balilit kishte interesa për t’i shpëtuar drejtësisë brenda e jashtë Shqipërisë, të cilat Ylli Manjani ia plotësoi...
Sa herë që ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit e Sali Berishës, vepron SPAK-u; në banaqet televizive të kompetentit të Sudes e bosit të Gërdecit, del në mbrojtje “ylli” e drejtësisë Ylli Manjani.
Ky që po mbron të pambrojturit, është një ndër qeveritarët e LSI, partisë së çiftit mafioz e bandës së hajdutëve, që ka përfituar mijëra Euro e pasuri nga trafikantët, duke përdorur kriminalisht detyrën kur ishte zv/ministër i Transporteve e ministër Drejtësie, por nuk është çuar para dretësisë, as për vjedhjen e 2 milionë eurove në tenderin fiktiv për byzylykët e shërbimit të provës.
Rast konkret, është bashkimi i Ylli Manjanit, në interesa të pista reciproke veprash penale me trafikantin Klement Balili, skeduar nga drejtësia greke e DEA Amerikane si “Eskobari” i Ballkanit, të cilët kërkonin arrestimin urgjent.
Përveç faktit, që të dy janë me diplomë juristi; ata u lidhën në janar 2014, kur Ylli Manjani ishte zv/ministër i Transporteve, ndërsa Klement Balili ishte Drejtor i Transportit në Sarandë.
Sipas raportit të policisë të Qarkut-Vlorë në muajin shtator 2014, të Anti- kontrabandës Vlorë në dhjetor 2014 dhe dy raporteve të degës së SHISH- Sarandë në muajt janar e tetor 2015, thuhet se zv/ministri i transporteve Ylli Manjani dhe Klement Balili, bënin letra regjistrimi false të Drejtoria e Transportit Sarandë, të makinave vjedhura në Greqi e shtete të tjera.
Lidhjet e tyre u zgjeruan e forcuan pas muajit nëntor 2015, kur Ylli Manjani u emërua Ministër Drejtësie; dikaster me të cilin, “Eskobari Klemend Balilit kishte interesa për t’i shpëtuar drejtësisë brenda e jashtë Shqipërisë, të cilat Ylli Manjani ia plotësoi.
Fakti i parë/ Më 15 janar 2016, kur nisi zbatimi i Ligjit nr. 138, datë 17 dhjetor 2015 për dekriminalizimin; sipas të cilit, duhet të largoheshin drejtuesit shtetëror me dosje penale, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i dha Dëshmi Penaliteti të pastër “Eskobarit” Klement Balili.
Fakti i dytë/ Më 8 maj 2015, policia Greke dhe DEA Amerikane, njoftuan palën shqiptare, se kishin arrestuar një grup trafikimi droge me grekë e shqiptarë, të cilët sipas përgjimeve telefonike e deklarimeve të tyre, kishin drejtues Klement Balilin, Drejtor i Transportit-Sarandë.
Më 16 dhjetor 2015, një muaj pasi Ylli Manjani u emërua Ministër i Drejtësisë; Ministria e Drejtësisë së Greqisë, dërgoi kërkesën për arrestim-ekstradimin e “Eskobarit” Klement Balili.
Por miku i tij, Ylli Manjani, nuk e firmosi urdhrin për fillimin e veprimeve procedurale si përkthime dhe dërgimin në prokurori e gjykatë, për arrestimin dhe ekstradimin e Klement Balilit; madje kërkesën e palës greke, ai mbajti të bllokuar e të fshehur deri në muajin prill 2016.
Pas këmbënguljes së Drejtësisë Greke, u zbulua se kërkesa për arrestim-ekstradimin e Klement Balilit, nuk ishte regjistruar dhe nuk ekzistonte në Zyrën e Kodifikimit te Ministria e Drejtësisë.
Më 11 maj 2016, palës greke iu kërkua përsëri dosja “Balili”, por një ditë më pas, më 12 maj 2016, Klement Balili u largua nga detyra e Drejtorit të Transportit të Sarandës dhe u arratis nga Shqipëria, i njoftuar nga ministri Ylli Manjani, që kishte dijeni për procedurat sekrete..
Ndërsa më 17 maj 2016, “Ylli” i drejtësisë Ylli Manjani, doli para mediave e tha: - Më akuzojnë për lidhje me Klement Balilin; kur nuk e kam njohur e jo ta kem ndihmuar; përkundrazi, si Ministër Drejtësie kam bërë çdo procedurë e përpjekje që ai të arrestohej e ekstradohej.
Por nuk tha, se kush e bllokoi, fshehu e zhduku kërkesën e Drejtësisë Greke për Klement Balilin; ndërsa për njohjen, lidhjet e pazaret me të, Ylli Manjani nuk tha, se më 15 korrik 2015, prej tij ka marrë dhuratë apartament 52.5 m2, ndërsa më 20 korrik 2015 ka marrë apartament tjetër 72.5 m2, të cilët nuk i ka deklaruar, por më 21 nëntor 2017 i sekuestroi SPAK-u.(Vijon)./Pamfleti
Lini një Përgjigje