
Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i PS ka mbledhur në selinë rozë Kryesinë e Partisë Socialiste.
Në këtë takim po marrin pjesë edhe drejtuesit e qarqeve, ndërsa në fokus të diskutimeve është organizimi i partisë.
Mësohet se bëhet fjalë për çështje organizative brenda partisë, pasi ne verën e këtij viti do të ketë zgjedhje të reja brenda partisë për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Për kryetarët aktual të organizatave do të analizohet rezultati në zgjedhjet e shkuara. Procesi zgjedhjes së kryetarëve të rinj duhet të përfundojë deri në muajin mars.
Të pranishëm ishin ministra si dhe drejtuesit e qarqeve.
Lini një Përgjigje