TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2024, 10:39

FBI- SPAK-ut: - 21 janari është krim shtetëror dhe duhet ta hetojë Prokuroria Speciale

Shkruar nga Pamfleti
FBI- SPAK-ut: - 21 janari është krim shtetëror dhe duhet ta
Altin Dumani në Zyrat e FBI /

Ish-kryeministri që urdhëroi të qëllohej mbi protestuesit, betohet se “mbrojti shtetin”; ish-ministri i Brendshëm bën sikur nuk di gjë; shkaktari i asaj tragjedie, Ilir Meta me video-bllokun e pazareve nuk është futur në dosjen e krimit, por as kryetari i PS, Edi Rama, që i çoi militantët me hunj para kryeministrisë dhe i la në mëshirë të çmendurisë së Saliut e Ilirit...

Në ceremoninë e rivendosjes së 13-të të luleve dhe ‘lotëve të krokodilit’ për viktimat e  21 janarit 2011, Edi Rama, që organizoi atë protestë, tha se për të bërë drejtësi, duhet pritur 27 shkurti, nëse Gjykata e Lartë do ta çojë dosjen në SPAK apo te Prokuroria e Tiranës.

Së pari, kudo që të çohet kjo dosje, duhet bërë drejtësi, por sipas Aneksit të Kushtetutës për Funksionimin e SPAK-ut, dhe gjersa Gjykata e Strasburgut ka konkluduar se vrasjet janë krim shtetëror, hetimi duhet bërë vetëm nga SPAK, madje edhe ngaqë kanë dalë prova të reja.

Sepse më 21 janar 2011, personat përgjegjës të atij krimi, që janë marrë e nuk janë marrë nën hetim, që nga ish-kryeministri kryetar i PD, ish-zv/kryeministri kryetar i LSI, ish-ministri i Brendshëm, ish-Drejtuesi i Gardës dhe drejtuesi i PS, kanë qenë zyrtarë të lartë shteti.

Ngado të vërdalliset, dosja e 21 janarit do përfundojë në SPAK, mbasi përveçse vrasjet janë krim i rëndë e i organizuar; janë kryer nga shteti, me armët e shtetit, përpara ndërtesës së qeverisë, me urdhër të drejtuesve të saj, kryer nga gardistët që zbatuan urdhrat për të qëlluar mbi turmën.

Në informacionin konfidencial që ka siguruar “Pamfleti”, thuhet se përfaqësuesi i FBI në SPAK, në emër të drejtësisë amerikane, i ka kërkuar Altin Dumanit, që sipas detyrimit të përcaktuar në Aneksin e Kushtetutës për Funksionimin e SPAK-ut, të marrë në hetim dosjen e 21 janarit, duke mbajtur në referencë dhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Përfaqësuesi i FBI, i ka kërkuar shefit të  SPAK-ut, që për krimin e 21 janarit të hetohen “kasapët” që urdhëruan e kryen vrasjet dhe ata që e çuan turmën te “Kasapët” dhe e nxitën për dhunë, sepse nuk ka krim vetëm nga një palë; por nga dy palë interesash.

Në këto 13 vite, është vërtetuar se hetimi real është penguar në pazar mes atyre që urdhëruan vrasjet dhe atyre që janë në pushtet prej 11 vitesh; të cilët edhe pllakat përkujtimore në bulevard, i kanë bërë si kapakë pusetash dhe çojnë lule e bëjnë sikur derdhin lot çdo 21 janar.

Psh., Sali Berisha, Ilir Meta e Lulzim Basha, dëmtuan e zhdukën provat kur ishin në pushtet, dhe ndaluan drejtësinë deri më 2017-ën, kur kishin në dorë prokurorinë, gjykatën dhe komandonin KLD, nëpërmjet ish-presidentëve Bamir Topi, Bujar Nishani e Ilir Meta.

Ndërsa kryetari i PS, Edi Rama prej 11 vitesh kryeministër, nuk rihetoi protokollet e veprimeve të Kryeministrisë, Gardës, Policisë e Ministrisë së Brendshme ditën e 21 janarit e më pas, por nuk bëri as kallëzim penal e as Akt-Padi Shtetërore në Strasburg.

Rama krijoi qeverinë me Ilir Metën, që ishte shkaktari i protestës së 21 janarit, madje bëri pjesë të PS e pushtetit, shefa garde që qëlluan mbi protestuesit dhe prokurorë e gjyqtarë që nuk pranuan hetimin e Sali Berishës e pushuan çështjen.

Prandaj sot pas 13 vitesh pa u bërë drejtësi reale, Sali Berisha që urdhëroi të qëllohej, krenohet se mbrojti shtetin; ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha bën sikur nuk di gjë.

Shkaktari i asaj tragjedie, ish-zv/kryeministri Ilir Meta me video-bllokun e pazareve, dhe që i quajti viktimat “kokëpalarë”, nuk është futur në dosjen e krimit, por 2 vite më pas u pranua në qeverinë a partisë që bëri protestën e 11 janarit.

Ndërsa kryetari i PS, Edi Rama, që i çoi militantët me hunj para kryeministrisë dhe i la në mëshirë të çmendurisë së Saliut e Ilirit dhe nën breshërinë plumbave të Gardës, prej 13 vitesh çon lule të vend-vrasjet dhe aktron sikur derdh lot e sikur kërkon drejtësi./Pamfleti

prokuroria speciale 21 janari krim shtetëror spak fbi

Lini një Përgjigje